Azem Sadiku i ASH-së takohet me Hoxhën e Besës, çka po ndodhë?


Fitoi me PDSH-në dhe më pas u largua nga kjo parti për t’iu bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e fundit lokale.

Por së fundmi një fotografi e përbashkët me eksponentë të lartë të Lëvizjes Besa siç është Arianit Hoxha ka bërë që të komentohet për diçka më shumë se sa kjo për kreun e Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku informon TetovaSot.

Është një fotografi e çastit apo ka diçka më shumë se sa kaq, kjo do të shihet në të ardhmen.

Fitorja e Besës për Këshillin e Komunës së Tetovës në zgjedhjet e së shtunës dhe humbja e partive tjera përfshirë në këtë rast rezultatin e dobët të ASH- së duket se ka përmbysur gjithçka sidomos në atë që tashmë skenën politike në Maqedoni e drejtojnë BDI dhe Lëvizja Besa.Kjo e fundit po organizohet të shtrihet kudo në gjithë zonat shqiptare .Tetovasot

Baby Boo