Franca gjobit kompanitë Google dhe Facebook


Autoritetet franceze kanë shqiptuar gjoba për kompanitë Google dhe Facebook meqë është konfirmuar se ‘cookies’ në faqet e internetit janë të lehta për t’u pranuar dhe të vështira për t’u refuzuar.
Komisioni kombëtar për komunikime dhe liri i Francës (CNIL) tha se ka zbuluar se ‘cookies’ në Google, Facebook dhe Youtube pranohen lehtë, por se refuzohen vështirë pasi procesi kërkon më shumë zgjedhje opsionesh.
Google u gjobit me 150 milionë euro dhe Facebook me 60 milionë euro.

Kompanive gjithashtu iu dha një afat prej tre muajsh për të eliminuar problemet me ‘cookies’ në faqet e internetit, ndërsa do të duhet të paguajnë 100 mijë euro për çdo ditë të tejkalimit të këtij afati.
Google tha se po bashkëpunon me komisionin CNIL dhe po punon për të zgjidhur problemin.
Facebook tha se po shqyrton vendimin dhe njoftoi se do të bashkëpunojë me autoritetet franceze.

Baby Boo