Azem Sadiki në shënjestër të Antiko*rrupsionit


Komisioni Anti ko*rrupsion do të iniciojë procedurë penale për ish-kryetarin e Komunës së Gazi Babës Boris Georgievski dhe për kryetarin aktual të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.
Nuri Bajrami tha se dyshohet se Georgievski, me vetëdije ka lejuar të ndërtohet një objekt pa leje në lagjen Maxhari të Shkupit. Bajrami tha se pas shqyrtimit të dokumenteve përveç se konstatohet se kreu i Gazi Babës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ai ka ushtruar presion tek inspektorët e ndërtimit.

“Sipas meje inspektori ka qenë i ekspozuar ndaj mobingut. Në takimin e fundit që kemi pasur, nga punonjësit aktual, përkatësisht ata që kanë marrë pjesë në mbledhje kemi marrë vesh se inspektori i autorizuar është larguar nga puna. Kjo është një dukuri që duhet trajtuar në debatet e radhës, në mënyrë që si inspektorët e autorizuar realisht të veprojnë”, tha Nuri Bajrami, anëtar i KSHPK-së.

Për inicimin e procedurës penale për kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, kryetarja e Anti Ko*rrupsionit, Biljana Ivanovska tha se nga revizioni i buxhetit të komunës për vitin 2020 janë vërejtur shumë pagesa të pa dokumentuara.

“Në vitin 2020 në llogarinë e Komunës së Studeniçanit janë paguar fonde në vlerë të përgjithshme prej 2,4 milionë denarë pa dokumentacion të duhur mbështetës, ndërsa përfshin riparime dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të rrugëve në vlerë 1,9 milionë denarë për dy dorëzues të faturave tek të cilët shërbimi i ofruar është identik. 205 mijë denarë janë paguar për riparim të automjeteve, për të cilat nuk ka autorizim.

Anëtarëve të Këshillit të Komunës së Studeniçanit dhe kryetarit të komunës u janë paguar fonde në shumë prej 908 mijë denarë në bazë të pagesës mujore për pjesëmarrje në seancat, të cilat fare nuk janë mbajtur”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti Ko*rrupsionit.

Anti Ko*rrupsioni do të kërkojë të ngrihet nismë për ndjekje penale edhe për tre ish kryetarët e Komunës së Demir Hisarit, Toni Angellovski, Lupço Bllazhevskin dhe Marjançe Stojanovski. Kjo pasi të tre i kanë lejuar bashkëshortit të udhëheqëses së sektorit të urbanizmit Sonja Naumovska, të shfrytëzojë hapësira në pronësi të komunës pa paguar qira, me çka buxheti i komunës është dëmtuar për 1,5 milion denarë.

Baby Boo