Avokati i Popullit me raport për shkeljet që janë bërë në deportimin e shtetasve turq


Avokati i Popullit ka publikuar raportin me rekomandime ‘Ex Offico’ me numër 214/2018 lidhur me arrestimin dhe largimin me forcë të gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës sqarohet se qëllimi kryesor i raportit është tërheqja e vëmendjes autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës për respektimin e të drejtave të personave të arrestuar dhe personave subjekt i largimit me forcë apo ekstradimit nga territori i Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, si dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Baby Boo