Avokati i Nasim Haradinajt: Planifikuam të shkonim në Kosovë, fluturimi u anulua pak para nisjes


Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në seancën e sotme paragjyqësore ndaj klientit të tij, është ankuar edhe për vështirësitë për të ardhur në Kosovë për t’i kryer hetimet e tyre lidhur me çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Ai ka thënë se kishin planifikuar të vinin në Kosovë, por se fluturimi i tyre ishte anuluar 24 orë para nisjes. Ai ka theksuar edhe kufizimet që janë bërë për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“Sa i takon këtij afati, dua të them se krahas kufizimeve të vendosura, ekziston një vështirësi e madhe sa i takon fluturimeve. Nuk ka fluturime të disponueshme. Siç e dini edhe ju, ne kishim ndërmend ta bënim një udhëtim për në Kosovë, por fluturimet na u anuluan 24 orë para nisjes”, ka thënë Cadman.

Avokati përmendi edhe karantinën, që duhet ta zbatojnë në rast se kthehen nga Kosova. “Përveç këtyre kufizime, do të duhet që të futemi edhe në karantinë. Kjo e kufizon shumë aftësinë për të ecur përpara në këtë çështje”, tha Cadman.

Baby Boo