Hëngrën mishin e synetllëkut, helmohen 200 të ftuar


Autoritete shëndetësore në Greqi kanë dhënë alarmim mbrëmjen e djeshme, pasi 200 persona janë paraqitur në spitalin e Komotinisë (afër kufirit me Turqinë) me simptoma helmimi.

Sipas medieve greke, qytetarët që përfunduan në spital janë helmuar nga mishi i pulës, që konsumuan në një darkë synetllëku në Komotini.

Për fat të mirë të helmuarit morën ndihmë të shpejtë mjekësore, e si rrjedhojë të gjithë dolën nga spitali sot.

Baby Boo