Avokatët i mbrojnë të akuzuarit për terrorizëm: Kanë kryer krime me fjalë, jo me vepra


Avokatët e një pjesë të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar, sot në fjalët hyrëse para gjykatës e mohuan akuzën kundër klientëve të tyre. Avokatët thanë se të akuzuarit nuk kanë kryer asnjë vepër penale, dhe aq më pak terrorizëm, prishjen e rendit kushtetues apo dhunë.

Donço Nakov i cili është avokati i Luben Arnaudov, Vllado Jovanovski, Bogdan Ilievski – Betmen dhe Abylfeta Alimi, tha se ata nuk kanë faj dhe akuzohen për fjalët e thëna, gjegjësisht kanë kryer “terrorizëm me fjalë, dhe jo me vepra”.

Arnaudov i cili akuzohet se ka drejtuar masën në Kuvendin, sipas avokatit Nakov, nga vendi ku ka qenë nuk ka mundur ta drejtojë masën, sepse vetëm atje ka mundur të shkojnë protestuesit dhe nuk ka pasur rrugë tjetër.

Për Bogdan Ilievski, avokati Nakov tha se vetë është paraqitur tek organet e hetimit. Kur ka dëgjuar se e kërkojnë ka qenë në Zvicër sepse i ka lindur nip. Ilievski, sipas avokatit Nakov, 15 minuta ka qenë i kthyer para policisë tek shkallët në Kuvend dhe me duar të ngritura është përpjekur që ta qetësojë masën. Ai ceku gjithashtu se në protestat e “Maqedonisë së përbashkët” nuk ka pasur asnjë incident.

Për Abdylfeta Alimi, policin i cili akuzohet për për dhënien e çelësit nga dera e mjedisit në Kuvend për njërin gna të akuzuarit, avokati Nakov thotë se derë është hapur dhe se Alimi ka qenë në punë. Alimi sipas tij, në dhomën 3 i ka mbrojtur deputetët dhe ka qenë në grupin që i ka mbrojtur deputetët. Ai ka arritur ta shpëtojë Ziadin Selën dhe ta nxjerr nga Kuvendi.

Edhe Elenko Millanov, avokat i Igor Durllovski, Munur Pepiq dhe Lupço Dimovski, thanë se ata nuk janë fajtor dhe se kjo do të vërtetohet se nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“A është e mundur prania e qytetarëve në Kuvend pas asnjë akt të dhunës të trajtohet si përpjeke të rrënimit të kushtetutshmërisë”, pyeti Milanov.

Baby Boo