Avokatët e Gruevskit dhe Janakieskit dënohen me nga një mijë euro


vokatët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov dhe Boro Tasevski janë të dënuar me nga 1.000 euro gjobë për mosardhje në gjykim për lëndën gjyqësore “Dhuna në Qendër”.

Të njëjtin dënim ka marrë edhe avokati i të akuzuarit Mile Janakieski, Sterjo Zikov.

Avokatët e Gruevskit dhe Jankieskit kanë munguar në seancën e sotme për rastin “Dhuna në Qendër”, me arsyetimin se kanë qenë të obliguar të marrin pjesë në gjykime tjera që sot ishin caktuar në Gjykatën Penale.

Gjyqtari Dushan Josifov tha se ky gjykim është caktuar ditë më parë dhe se është dashur të gjejnë zëvendësi, ndërsa gjykata nuk mund të tolerojë gjëra të këtilla./Telegrafi/

Baby Boo