Avioni me mesazh mbi Shkup – “Shihet korrupsion”


Sot në qiell mbi Shkup është shfaqur një avion me mesazhin “Shihet korrupsion”. Nuk dihet saktësisht se kush e ka organizuar këtë fluturim me këtë mesazh, por sigurisht kjo vjen pas një ngërçi politik në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo

Përndryshe, edicioni i fundit i Indeksit të Korrupsionit-2021, që publikohet nga “The Trace International”, tregon që Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 81-të, ndërsa kërcënimi i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të vlerësohet si relativisht mesatar. Bëhet fjalë për raportin vjetor që vlerëson gjendjen e korrupsionit në 194 vende bazuar në ryshfetin në biznes/ekonomi – në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me qeverinë – parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit – transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil – kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile.

Përndryshe, TRACE international është një shoqatë biznesi e njohur globalisht që i përkushtohet luftë ndaj korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë, sjell të dhëna të tilla edhe për Ballkanin, konkretisht edhe Maqedoninë e Veriut.

Indeksi shpalos rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës.
Sipas të dhënave të këtij viti, Maqedonia e Veriut është në vendin e 81-të në indeks dhe ka gjithsej 44 pikë, po aq sa ka edhe Vanuatu, Peru, Montenegro dhe India.