AUV: Të mos sillet ushqim nga Bullgaria


Qytetarët e Maqedonisë të cilët udhëtojnë për në Bullgari, gjatë kthimit në vend, në bagazhin personal të mos bartin ushqim me prejardhje shtazore, sepse do t’u merret në vendkalimet kufitare, kumtoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

AUV i përforcoi masat për mbikëqyrje dhe kontroll të sëmundjes “mortaja afrikane e derrit” pas konfirmimit të marrë më 31 gusht të këtij viti se kjo sëmundje është e pranishme në fshatin Tutrakanci në rajonin e Varnës, Bullgari. Është marrë edhe vendim për ndalesë për transport dhe tranzit të derrave, produkte dhe nën produkte nga mishi i derrit nga rajoni i Bullgarisë, ku është vërtetuar prani e sëmundjes, me qëllim të mbrojtjes nga depërtimi i  virusit në Maqedoni.

Për edukim të kultivuesve komercial të derrave dhe për fermerët për rëndësinë e zbatimit të masave të biosigurisë së fermave, për shkak të zvogëlimit të rrezikut nga depërtimi dhe përhapja e  sëmundjeve te derrat, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari përgatiti dhe botoi Udhëzues për zbatim të masave të biosigurisë në vendet ku kultivohen derra. Udhëzuesi do të shpërndahet deri te të gjithë kultivuesit e regjistruar të këtij lloji të bagëtisë, ndërsa mund të merret edhe në faqen e internetit të AUV-së.

“Mortaja afrikane e derrit” nuk është e rrezikshme për njerëzit, por, është sëmundje ngjitëse e cila përhapet shumë shpejtë te derrat e egër dhe shtëpiak dhe shkakton dëme dhe humbje të mëdha ekonomike në kultivimin e derrave. Nuk mjekohet, gjegjësisht për të nuk ekziston vaksinë.

Baby Boo