Autostrada Shkup-Tetovë shëndrohet në treg pemësh


Аutostrada Shkup-Tetovë është uzurpuar nga tezgat e egra. Duke filluar nga hyrja e autostradës në Saraj të Shkupit, deri në afërsi të pikës së parë të pagesës rrugore, në çdo 100 metra janë vensur tezga në korsinë e tretë të autostradës. Shitësit në këtë pjesë shesin pemë sezonale si dredhëza, kumbulla e qershi, kurse pjesa dërmuese e tyre janë fëmijë.

Shëndrimi i autosrtradave në tregje për shitjen e pemëve sezonale, vë në rrezik vetë jetët e shitësve, por edhe të pjesëtarët e tjerë në komunikacion. Mësohet se si pasojë e kësaj dukurie janë shtuar aksidentet e trafikur në këtë pjesë të autostradës.

Ministria e Punëve të Brendëshme nuk ka shpjegim pse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për tëheqjen e tyre. Njoftojnë se në periudhën e kaluar në tetë raste kanë reaguar për të larguarit shitësit ilegal nga autostrada duke u thirrur në Ligjin për Siguri në Komunikacion.

‘’Në muajin e kaluar janë marrë 8 masa në bazë të Ligjit për Siguri në Komunikacion, dhe që kanë të bëjnë me sigurin në komunikacion,’’ deklarojnë nga MPB.

Nga ana tjetër nga Ndërmarrja publike ‘’Makedonija Pat’’ këto tezga të egra i konsiderojnë si shkak i aksidenteve, të shumta në autostradë.

‘’Një numër i madhë i aksidenteve përveç nga kafshët e egëra që dalin në rrugë, ndodhin dhe nga tezgat e egëra të cilat vendosen në autostradë,’’ thonë nga kjo ndërmarrje.

Ndryshe sipas ligjit për Siguri në Komunikacion, për personat fizik ose juridik që shesin në rrugë dhe pengojnë qarkullimin e lirë të makinave, është paraparë gjobë prej 300 deri në 520 euro.

Baby Boo