Stresi tregon arsyen pse hoqi dorë nga Gresa


Që në ditët e para të Big Brother VIP Kosova disa prej banorëve nisën të jetë më të afërt me njëri-tjetrin. Tashmë reperi Getinjo dhe Vivien kanë shkëmbyer puthjen e parë ndërsa shihen vazhdimisht në momente intime duke ndarë bashkë edhe shtatin.

Ndërkohë, një mundësi që të bëhen çifti në ditë e para dhanë edhe reperi nga Shqipëria, Stresin dhe modelja Gresa Hoti. Por, Stresi herë pas here është shprehur se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ka për qëllim që ta rikthej ish-bashkëshorten Kejsin.

Ndërsa, përveç me Stresin modelja ka treguar një afërsi edhe me Andi Artanin, dhe për këtë të fundit reperi u shpreh se ka nisur të ketë ndjena për Gresën. Teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë me Getinjon dhe Alisën, Stresi tha se arsyeja pse hoqi dorë nga Gresa ishte për shkak të Andit.

“Andi po ndjenë shumë për Gresën prandaj hoqa dorë unë, nuk e ha unë atë trung, unë e kam misionin tim, ishalla i shoh bashkë”, ka thënë Stres./Botapress.info/

Baby Boo