Autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar: Shoferi matet me 320 km/h


Gjatë vitit të kaluar policia ka shqiptuar 8164 dënime për shoferë të cilët nuk kanë respektuar shenjat e komunikacionit dhe rregulla që kufizojnë shpejtësinë maksimale të lëvizjes.

Por këto numra nuk janë për gjith territorin e RMV-së, por vetëm për autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, ndërsa mes të ndëshkuarve ka pasur edhe shoferë që kanë vozitur mbi 70 kilometra në orë nga e lejuara.

Për këtë shkelje dënimi është prej 45-400 euro.

“Shpejtësia më e madhe e matur që u konstatua në autostradën A2- Qarkorja në Shkup, është 320 kilometra në orë” ka thënë MPB.

Baby Boo