Autogoli i Kurtit: Serbia humane bën jehonë në mediet botërore


1000 testet e dhuruara nga Serbia për Kosovën, të cilat kanë për qëllim diagnostifikimin e personave të prekur me Covid-19, nuk la pa marrë vëmendjen e disa mediave të njohura botërore.

Veprimi i bërë nga Serbia më 17 prill, duke dhuruar një mijë teste për koronavirus Kosovës, ka bërë që të shkruajnë mediat e huaja si Reuters, agjencia e lajmeve me seli në Londër, e cila qe e para që është marrë me këtë çështje.

“Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për koronavirus të premten në shenjë solidariteti, përkundër fërkimeve tregtare, historisë së dhunshme të kohëve të fundit dhe dështimit të Kosovës për të siguruar njohje nga Serbia si një vend i pavarur”.

“Një zyrtar serb ka thënë se Beogradi dhuroi testet pa asnjë kusht politik, por me ‘dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij problemi’”, thuhet në artikull.

Për të njëjtin veprim ka shkruar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times, e cila shkruan se bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për-qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.

Baby Boo