Australia ndalon përdorimin e TikTok në pajisjet qeveritare


Qeveria australiane ka ndaluar përdorimin e aplikacionit kinez të mediave sociale TikTok në pajisjet qeveritare, pas ndalimeve të ngjashme në vendet e tjera perëndimore.

Prokurori i Përgjithshëm, Mark Dreyfus, tha se kishte autorizuar sekretarin e departamentit të tij për të nxjerrë një udhëzim të detyrueshëm për të ndaluar aplikacionin TikTok.

“Vendimi do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha ai.

Baby Boo