Aulona Musta: Ky çift i përputhen më kërkoi 5 mijë euro për një intervistë


Sikundër kemi mësuar prej ditësh, Aulona Musta do rikthehet së shpejti me një program të ri në televizion. Ajo foli ditën e sotme për herë të parë rreth projektit të saj në “Pardon my french” në Top Albania Radio përballë Jonida Aliçkollit dhe Kejvin Kalo.

Teksa fliste për programin, Aulona tregoi po ashtu një episod të papritur që kishte hasur me dy personazhe të njohur, duke thënë se kishte ftuar në emision një prej çifteve të famshme që janë formuar së fundmi, mirëpo i kishin kërkuar 5 mijë euro që të zhvillonin intervistën.

Nuk dimë se për kë bëhet fjalë, por për momentin i vetmi çift i ri që konfirmoi romancë e tyre është Andi dhe Melisa.

Baby Boo