Aty ku jeta nuk ka vlerë, ku qytetari mban sytë ka valixhja, duke pritur momentin për të ikur…


Ilire Dauti

Për qytetarin e thjesht, për atë që jeton me realitetin, Maqedonia është shteti ku në emër të jetës, jeta nu ka vlerë, pa luftë të shpallur por në luftë me njëri tjetrin, vendi ku armiku ka veshur petkun e mikut e miku të armikut, vendi me plot kapacitete njerëzore por pa vende pune, ose me të punësuar që nuk e dinë vendin e punës, aty ku konkurset shërbejnë për të rehabilitu të preferuarit e pushtetit, vendi ku vrasësit shëtiten të lirë e të pafajshmit dergjen burgjeve, aty ku jo rrallë herë pushtetarët dalin dhe protestojnë kundër vetëvetes, aty ku aq shumë u ndërtuan statuja ndërsa statuja më e madhe e krijuar ndonjëherë je ti qytetari thjesht që ke harru ti gëzohesh jetës e që mban sytë kah valixhja dhe pret momentin e ikjes si shumë të tjerë….

Për ata që kan humbur kontaktin me realitetin mund të jetë përshkrim i qytetarit pesimist, por në fakt hiç më pak se realist. Duke iu referuar të dhënave të Institutit për Ekonomi dhe Paqe,2017 Republika e Maqedonisë Indeksin Global të Paqes e ka 2,133 që e bën të rradhitet e 102-ta në rang global ndërsa e 35-ta nga 36 shtetet evropiane, duke arritur kështu në rangimin më të keq për paqe në dhjetë vitet e fundit. Nga paqa dhe siguria, Republika e Maqedonisë është shumë më afër Sirisë e cila mban vendin e fundit në rang global nga e cila e ndajnë vetëm 61 vende ndersa për plot 101 vende e ndajnë nga vendi më paqësorë në botë që është Islanda.

Nga tetë shtyllat që ndërtojnë “Paqen Pozitive”, R. e Maqedonisë më keq e ranguar është në shtyllën e Qeverisjes Funksionale me -8,3%, shtyllën, Mjedisi i Shëndosh i Biznesit -7,4% dhe Shpërndarja e Drejtë e Burimeve -6,2%, të dhëna këto që reflektojnë haptas mbi realitetin e qytetarit.

Përvec tjerash vendet më pak paqësorë në botë vuajnë ekonomikisht nga niveli i dhunës që e përjetojnë. Kostoja mesatare e dhunës në to është e barabartë me 37% të BPV të tyre, ndërsa në ato që janë në fund të listës arrinë edhe deri në 67% të BPV së tyre krahasuar me vetëm 3% në dhjetë vendet më paqësore në botë.

Qytetari i thjeshtë i Maqedonisë sidomos ai shqiptarë i vetëdijshëm prej kohësh për pasojat që bart qeverisja jofunksionale është në kërkim të qeverisjes së mirëfillt si brenda shtetit poashtu edhe jashtë tij, duke u shpreh haptas pro inkuadrimit në NATO dhe BE si garancion për stabilitet politik e ekonomik, sundim të ligjit, sigurimin e shërbimeve për të gjithë pa dallime etj. duke qene të bindur se investimi në paqe është më pak I kushtueshëm se ai i nderhyrjeve. Nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen e kontekstit shumëvjeçar të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë shpresojmë të hap rrugë për perspektivën euro-atlantike të shumëpritur nga qytetarët.

Baby Boo