Athina zyrtare kërkon përcaktim gjeografik ose kohorë


Në mënyrë indirekte, përmes qëndrimit se sipas propozimeve të Nimicit, duhet të gjendet një emër që ka një emër me përcaktim gjeografik ose kohor, nga kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras e hedhin poshtë propozimin e pranuar nga pala maqedonase për “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.
Sipas korrespondentes të MIA-s nga Athina, në njoftim është komenti mbi deklaratat e kryeministrit
Zaev.

” E përshëndesim pranimin i mirëpritur të IRJM-se se zgjidhja e emrit nuk mund të ekzistojë pamiratimin e një emri erga omnes, respektivisht për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë, ne inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të pranueshme me përcaktim gjeografik ose kohor ashtu si parashikon pakoja e propozimeve që i paraqiti i dërguari special i OKB-së Methju Nimic”, citohet në njoftimin nga kabineti Cipras dhe edhe një herë përsëriet qëndrimi grek se zgjidhja dhe gjithçka që ka të bëjë me heqjen e irredentizmit duhet të garantohet me revizionin e kushtetutshmërisë.
Shumica e partive opozitare greke, siç publikoi paraprakisht MIA e kanë hedhur poshtë emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, sepse ata besojnë se nuk e eliminon irredentizmin.

Baby Boo