Shumica parlamentare i ka siguruar 80 vota për ndryshimet kushtetuese


Pushteti i ka siguruar votat e nevojshme për fazën finale për kalimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend që parashihen me Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk.

“Pushteti ka shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht 80 vota, pasi që ka arritur marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA, me kryetar Bilall Kasami”, brifojnë burimet kuvendore për Portalb.mk.

Sipas të njëjtave burime nga shumica parlamentare, sipas të gjitha gjasave, në votimin final për ndryshimet kushtetuese është e mundshme që të ketë një apo dy deputetë më shumë se sa numri i nevojshëm 80. Në mesin e tyre që do të votojnë, mund të jetë deputeti Panço Minov nga GROM, i cili paraprakisht e ka lëshuar koalicionin e VMRO-DPMNE-në.

Megjithatë, burimet thonë se nuk do të ketë emra të rinj nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët do t’i jepnin mbështetje procesit. Nga partia paraprakisht kanë njoftuar se do ta bojkotojnë diskutimin, ndërkaq jo-zyrtarisht njoftuan dhe se do t’i përjashtojnë të gjithë ata deputetë që do të votojnë “për” amendamentet.

Komitetit ekzekutiv, por deri më tani nuk ka informata për vendime të reja. Prej atje thonë se ngelen në qëndrimin se janë kundër ndryshimit të emrit kushtetues, por deri më tani nuk i përkrahin protestat publike përpara Kuvendin që i organizojnë lëvizjet pro-ruse “Maqedonia bllokon” dhe “Tvrdokorni”.

Dje kryeministri Zoran Zaev arriti marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët që sipas tij, të njëjtit t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. Sipas marrëveshjes, Zaev ka pranuar amendamentin e Aleancës për Shqiptarët që t0δ ndryshohet Preambula, gjegjësisht do të fshihen disa fjalë me qëllim që “të mos ketë ndjesi se dikush këtu është i përkohshëm”.

“Do të hiqet pjesa “të cilët jetojnë në kufijtë”, që të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit dhe të tjerët janë vetëm përkohësisht këtu, tha Zaev.

Gjithashtu edhe për çështjen e diasporës kanë arritur marrëveshje, gjegjësisht që të mos thuhet se shteti kujdeset vetëm për diasporën maqedonase, por për të gjitha etnitetet që jetojnë në të.

Në lidhje me çështjen e riemërimit të gjuhës shqipe nga “gjuha që e flasin 20% e popullatës” në gjuhën shqipe, Sela tha se këtë do ta shqyrtojnë në të ardhmen.

Për të njëjtën gjë, Zaev deklaroi se nuk ka mundësi formale që tani të realizohet, por se edhe ai nuk dëshiron që ndonjë gjuhë të thirret me përqindje.

Grupet punuese mes Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasami dhe shumicës parlamentare kanë punuar dje, por nuk ka njoftim nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Baby Boo