AstraZeneca: Monitorim të detajuar personave që vaksinohen

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Dy ekipe te pavarur shkencëtarësh gjetën se si vaksina e kompanisë AstraZeneca mund të shkaktojë një reagim të sistemit imunitar, i cili përgjigjet duke krijuar një antitrup përgjegjës për mpiksjen e gjakut në tru ose atë qe njihet si ishemi.

Kjo sipas studiuesve shpjegon edhe rastet e izoluara në Europë ku pas vaksinës disa persona kanë humbur jetën. Disa shtete evropiane ndërprenë procesin e vaksinimit me AstraZneneca pasi më shumë se 30 persona u diagnostikuan me trombozë cerebrale. Pjesa më e madhe e të prekurve nga ky komplikacion i vaksinës ishin gra nën moshën 55 vjeç.
Zbulimi i ri do të sjelle monitorim me të gjatë dhe më të detajuar të personave që vaksinohen në mënyrë qe të parandalohen fatalitetet e trombozave.

Studiuesit theksuan se mjekimi do të ishte i mundur vetëm te pacientët ku shfaqen mpiksjet e gjakut, jo si mjekim parandalues.Informacioni tashme është shpërndarë ne çdo spital të Evropës.
Të enjten Agjencia Evropiane e Medikamenteve tha se nuk ka asnjë lidhje të provuar midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, bazuar në informacionin që ata kishin. Ata gjithashtu deklaruan se përfitimet nga vaksinimi kapërcejnë çdo rrezik të mundshëm.
Ne rrjedhim Gjermania vendosi të rinise vaksinimet me vaksinën AstraZeneca të premten. Deri të enjten Gjermania kishte injektuar mbi 10 milionë doza të vaksinave COVID-19, përfshirë vaksinën AstraZeneca.

Baby Boo