BASTISJE NË SHTËPINË E NAZMI BEQIRIT, ARRESTOHET I NJEJTI?


Nga MPB-ja njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në disa lokacione në Çerkez të Kumanovës, ku gjatë bastisjeve në shtëpinë e B.I(38) është konfiskuar një armë automatike dhe 45 plumba.

Ndërsa në shtëpinë e N.B(58) janë gjetur një revole pa markë 7,62 mm, revole tjetër Winson Smith me tetë plumba, revole tjetër Pat Engl me gjashtë plumba dhe një pushkë gjuetie Baikal 12×76.

Pas zbardhjes së rastit të plotë nga MPB-ja njoftojnë se do të ngriten padi penale për armëmbajtje pa leje.

Nga informacionet jo-zyrtare TV21 mëson se bëhet fjalë për Nazmi Beqirin.

Baby Boo