Askush nuk jep llogari për sulm ndaj gazetarit! Të gjithë panë joprofesionalizëm, vetëm sektori për kontroll të brendshëm – jo


Të gjithë u habitën nga mënyra se si në Ditën e Policisë nëpunësit policorë tentuan të tregojnë forcë ndaj gazetarit Furkan Saliu. E kjo u dokumentua edhe në video.

Por kjo video nuk i mjaftoi Sektorit për kontroll të brendshëm që të vërtetojnë sjellje joprofesionale të nëpunësit policor, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB:
“Pas kryerjes së kontrolleve në terren kemi vlerësuar se nuk ka dëshmi për sjellje joprofesionale dhe joligjore nga ana e nëpunësve policorë, nëpunësve të autorizuar dhe pjesëtarëve të tjerë të MPB-së”.

Në këtë raport nënshkrim ka vendosur vetëm ndihmësi i ministrit Naqe Çulev, por jo edhe ndihmësministri i ministres shtesë, Sllavjanka Petrovska. Arsyeja është sepse raporti ka shumë mangësi, deklaroi Petrovska.

Linjë telefonike: Sllavjanka Petrovska, ministre shtesë në MPB
“Ka konsideruar se raporti nuk është i plotë. Unë e kam marrë në linjë profesionale me një nënshkrim dhe sinqerisht më duhet ta pranoj se e konsideroj si skandaloz, sepse në vend se të ishte në drejtim të nxitjes së standardeve profesionale në Ministri, ai praktikisht është në drejtim të prishjes së imazhit. Dënoj dhe asnjëherë nuk do të mbështes forcë pavarësisht se a është ajo verbale apo fizike”.

Petrovska ka akuzuar Çulevin edhe për trysni ndaj realizimit të raportit për këtë rast por edhe raste të tjera. Për këto akuza dhe atë se pse u vërtetua se policët kanë vepruar në mënyrë profesionale, kërkuan qëndrim edhe nga ministri Çulev, por nga ai asnjë përgjigje.

Ndërkohë, reagime të ashpra pati për mënyrën se si policët vepruan ndaj gazetarit Furkan Saliu, të cilit Çulev i kishte kërkuar falje duke njoftuar se rasti do të hetohet nga Sektori për kontroll të brendshme dhe punë profesionale. Por ndryshe nga ky raport ku u vërejt sjellje profesionale, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë pati vlerësuar se policët kanë bërë shkelje të Kodit të sjellje së nëpunësve policor.

Baby Boo