“Asimilimi grek dhe serb dhe ai turk”


Fahri Xharra

Asimilimi grek dhe serb dhe ai turk

Nga Arber Xhaferi
Tashmë në opinionin shqiptar është krijuar ideja fikse se grekët dhe serbët janë të ligë, ndërkaq turqit janë të mirë. Nëse ky pohim do të ishte i saktë, atëherë shqiptarët nuk do të ishin në këto telashe që nuk dihet sesi do të përfundojnë….Ky paragjykim, që është shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare, madje edhe te pjesëtarët e të gjitha besimeve fetare, buron nga pohimi se sundimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve e ndërpreu procesin e asimilimit të tyre. Mirëpo, ky pohim nënkupton se fjala asimilim ka

vlerë parciale, ngaqë dedikohet vetëm për rastet kur shqiptarët asimilohen nga sllavët, grekët apo italianët, dhe jo nga turqit. Pra, në mënyrë të pavetëdijshme bëhet selektimi i asimilimit, duke e ndarë atë në të mirë dhe në të ligë.

Miq te dashur , ju të peëndimit , nese keni informata per keto Qendra kulturore shqiptare , julutem te beni ndonje foto, mundësisht të shihet se kush ligjeron dhe e i mashtron fëmijët tanë, te mi dergoni ne messengjer. Fshehtësia e garantuar !

Jamë duke mbledhur dhe të shohim ndonje akcion të mundur me të dy ambasadat shqiptare kudo në Europë, për ndalimin e veprimtarisë së tyre. njejtat janë edhe në Australi , Zelandë të Re dhe SHBA e Kanada.

Boll mo !

Baby Boo