Ash*përsohen kriteret për eksportin e vaksinave nga BE-ja


Komisioni Evropian ka ndryshuar rregullativën për dhënien e lejeve për eksport të vaksinave të prodhuara në territorin e BE-së, që tash përfshinë praktikisht të gjitha vendet e treta, duke llogaritur këtu edhe RMV-në.
Me këtë është vënë në pikëpyetje dërgesa e 20.000 dozave nga kompania “Pfizer”, për të cilët Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se duhet të arrijnë deri në fund të këtij muaji.

RMV-ja bashkë me vendet fqinje të BE-së dhe vendet nga mekanizmi Kovaks, deri më tani ishin të liruara nga kërkesa e lejeve për importin e vaksinave që prodhohen në territorin e BE-së.
Në Komunikatën e Komisionit Evropian thuhet se kjo masë nuk është drejtuar kundër askujt, vecanërisht jo ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

KOMISIONI EVROPIAN
“Këtu nuk bëhet fjalë për bll*okim, por për transparencë kur bëhet fjalë për eksportin e vaksinave nga kompani që prodhojnë në territorin e BE-së. Ballkani Perëndimor është I rëndësishëm për KE-në dhe për këtë shkak punojmë me kompanitë farmaceutike që të sigurojmë dërgesa në rajon dhe shpresojmë se kjo do të ndodh së shpejti”
KE-ja ka vendosur parimet e reciprocitetit dhe proporcionalitetit si kritere të reja që duhet të merren parasysh për leje për eskportin në kuadër të mekanizmit për transparencë dhe leje për eksport të vaksinave anti-covid.

Potencohet se gjatë miratimit të eksportit do të merret parasysh niveli I vaksinimit, si dhe situata epidemiologjike në vende të caktuara. Qëllimi I kësaj mase, sic thonë nga Brukseli, është të sigurohet qasje me kohë deri te vaksinat për qytetarët e BE-së.
Presidentja e KE-së, Ursula Fon der Lajen, thotë se BE-ja është krenare që është shtëpi e prodhuesve të vaksinave që jo vetëm se I dërgojnë për qytetarët e BE-së, por importojnë gjithandej botës.

Gjitashtu ajo ka paralajmëruar për valën e tretë të pandemisë në vendet anëtare dhe për faktin se të gjithë prodhuesit e vaksinave ende nuk janë duke I plotësuar obligimet ndaj BE-së e që dalin nga marrëveshja.
Komisioni Evropian shton se që nga ngritja e mekanizmit për autorizim, 380 nga 381 aplikimet e dorëzuara janë miratuar, respektivisht se deri më tani janë importuar 43 milionë doza të vaksinave nga BE-ja për vendet e treta.

Baby Boo