ASH: “Spasovski të jep përgjigje për mbylljen e stacionit për kontroll teknik, pas tragjedisë me autobusin në Bullgari”


Aleanca për Shqiptarët sot në konferencë për shtyp, kanë kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, të jep përgjigje në lidhje me mbylljen e një stacioni për kontroll teknik në Gllumovë, pak ditë pas tragjedisë në Bullgari.

Zylfi Adili nga ASH, tha se në këtë stacion ka kryer kontroll teknik edhe autobusi që u aksidentua në Bullgari, ndërsa e akuzoi Spasovskin se e ka mbyllur të njëjtin.

Spasovski me 26 nëntor të vitit 2021 ka nënshkruar vendimin për ndalimin e veprimtarisë së stacionit për kontroll teknik “Vija Komerc-Xhemal nga fshati Gllumovë për shkak të parregullsive të konstatuara që nga data 12 gusht të vitit 2021.

“Ndërkohë brenda periudhës nga konstatimi i parregullsive, deri në nënshkrimin e vendimit me 5 tetor të vitit 2021 në këtë stacion ka kryer kontroll autobusi që u dogj në Bullgari dhe mori jetën e 45 qytetarëve. Kujtojmë, vendimi për mbylljen e stacionit është nënshkruar tre ditë pasi ndodhi tragjedia”, tha Zylfi Adili.

Baby Boo