Daqiç: Serbia nuk ka ndërmend të hyjë në luftë, por nëse dëshiron Kosova nuk do ta ndihmonin as një milion raketa “Javelin” nga SHBA-ja


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në mandat teknik dhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por nëse do të donte – “As një milion raketa Javelin nuk do ta ndihmonin Kosovën”.

Në emisionin Pink TV, ai ka komentuar edhe njoftimin e ambasadorit amerikan Christopher Hill se Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë sistemet antitank “Javelin” në Kosovë.

Sipas Daçiqit, është koha që Serbia të vendosë nëse Kosova është çështje e saj kombëtare apo jo.

Ai kritikoi Kishën Ortodokse Serbe (KPS) për refuzimin e pranimit të vizitës së Papës në Serbi, sepse beson se ndikimi i Vatikanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në botë, duke theksuar se Vatikani (deri më tani) nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. .

“KPS duhet të reagojë në lidhje me vizitën e Papës, sepse është e rëndësishme të mbahet mbështetja e Vatikanit”, tha Daçiq.

Ai shtoi se rreth kësaj çështjeje duhet të arrihet homogjeniteti kombëtar.

Baby Boo