ASH: Në shëndetësi nevojiten reforma dhe jo improvizime


Aleanca për Shqiptarët (ASH), gjegjësisht departamenti i shëndetësisë pranë kësaj partie politike gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media duke kërkuar nga Qeveria që sa më shpejtë të bëhen reforma në këtë fushë dhe të ndalen improvizimet, transmeton Portalb.mk.

“Jemi sot në pres konferencën e departamentit të shëndetësisë të Aleancës për Shqiptarët e cila mbajti dy mbledhje të rregullta dhe bëri analiza për gjendjen e shëndetësisë në Maqedoni dhe themi se shëndetësia do reforma dhe jo improvizime. Qeveria aktuale LSDM-BDI si në lëmit tjera edhe në atë të shëndetësisë po bën improvizime në vend të reformave të shumëpritura dhe shumëpërfolura. Rrotullimi në vend dëmton edhe më shumë imazhin e reformatorit duke dëshpëruar qytetarët plot një dekadë. Pas lënies së ministrisë nga ASH, shëndetësia është në kolaps të rëndë dhe tregohet e pa aftë në zgjidhjen e problemeve nga e kaluara duke shtresuar problem të reja gjatë gjashtë mujorit të fundit. Indikator për këtë është besueshmëria e popullatës në anketat e fundit, sa ishte Taravari në krye besueshmëria ishte 22%, kurse ministri i ri ka vetëm 3 për qind besueshmëri, më pak se të gjitha ministrit tjera të Maqedonisë. Largimi I mjekëve jashtë vendit është argument tjetër, sipas statistikave në 2015 u larguan 171 mjek në 2016 u larguan 172 mjek kurse gjatë mandatit të Aleancës, ky numër ra në 120 mjek. Kjo dëshmon se politikat e ASH janë më shpresëdhënëse për shqiptarët e Maqedonisë por edhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoni në 2018 në periudhën janar-prill janë larguar 110 mjek. Që tregon se politikat janë në drejtim të gabuar që shkaktojnë pasiguri tek personeli mjekësor dhe te familjarët e tyre”, thonë nga ASH.

Në këtë pres konferencë ASH gjithashtu kërkoi disa ndryshime të ligjit të barnave në shëndetësi.

“Ministria e shëndetësisë nuk arriti të procedoj ligjin për mbrojtje shëndetësore i cili u përgatit nga specialist të fushës, profesion dhe me përvojë të madhe dhe për herë të parë u prezantua të gjitha grupeve të interesit të cilat dhanë dritë jeshile për të iu prezantuar deputetëve dhe komisioneve adekuate në Parlamentin e Maqedonisë. Ky ligj është i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e mjekëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor në njërën anë dhe integritetin e pacientëve dhe familjeve të tyre në anën tjetër. Ne po ashtu propozuam për ndryshim të ligjit për import paralel të barnave duke eliminuar keqpërdorimin si dhe importin e barnave me kualitet dhe prejardhje të dyshimtë që seriozisht mund të ndikoj keq në shëndetin e popullatës. Kemi informata të sigurta që muajve të fundit janë importuar barna të kësaj kategorie me ligjin e vjetër ku përparësi kanë firmat e afërta me regjimin e kaluar dhe kërkojmë urgjentisht që kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë të ndalojnë këtë krim, për të mirën e pacientëve dhe imazhin e shtetit. Skandaloz është edhe projekti për centralizimin e laboratorëve biokimik në nivel qendror”, thanë më tej nga ASH.

Baby Boo