Ja se si e cilëson Edi Rama ngjarjen e Selenicës

Gjatë një takimi me qytetarët e Lezhës, ku kryeministri Rama ka folur për turizmin, nuk nguroi të cekë dhe një prej ngjarjeve më të kobshme të ndoshura në vent gjatë kësaj vere.

Sigma Doors

Rama zgjodhi të mos reagonte për vrasjen e tetë personave në Selenicë, me përjashtim të një komenti ne Facebook ku tregonte se të tilla fenomene ndodhin dhe në botë.

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”, tha kryeministri Edi Rama.