ASh: Mijallkov shpallet i pafajshëm


Partia Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me lirimin nga akuza të ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundëzbulim, Sasho Mijallkov.

“Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror.

Duke patur parasysh këtë dhe kur dihet se SDSM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin ekzekutiv edhe atë gjyqsor, tanimë është e qartë se kush e liroi Sasho Mijallkovin. Marrëveshja për këtë u nënshkrua dje dhe u ekzekutua sot, ndërsa verdiktin e vërtetë për këto pazare me drejtësinë do ta japin qytetarët”, thuhet në reagimin e ASh-së

Baby Boo