ASH- Kumanovë: Musa Xhaferi ja si i quan shqiptarët e Kumanovës, biseda me Mijallkovin!


Aleanca për Shqiptarët në Kumanovë reagon ashpër ndaj fyerjeve që kreu i BDI-së ia bën kumanovarëve. Ky reagim vjen pasi që në një bisedë të përgjimeve mes Musa Xhaferit dhe Sasho Mijallkovit, shqiptarët e Kumanovës quhen “albansko çudovishte”, që u publikua nga El Cheka.

“Që nuk është përfillur asnjëherë Kumanova dhe kumanovarët nga BDI tani më është e njohur dhe nuk është ndonjë risi, përkundrazi Kumanova dhe kumanovarët për çdo qeveri ku BDI ka qenë pjesë e sajë ishte shëndrruar në qendër e eksperimenteve dhe e montimeve politike me pasoja të rënda për kumanovarët. Se çfar mendimi kanë krerët e BDI-së për kumanovarët po i dëgjojmë në videopërgjimet që tani më njihen me emrin bomba. E fundit e dëgjuar është edhe një skandal i radhës, ku në bisedë e sipër mes kreut të BDI Ali Ahmeti she ideatorit të krimit dhe dallavereve Musa Xhaferi, ky i fundit i quan shqiptarët e kumanovës si “albansko çudoviste” vetëm pse nuk votuan Vmro në zgjedhjet e parafundit lokale, pra nuk e dëgjuan urdhërin e Ali Ahmetit për ta votuar VMRO-në, por votuan sipas bindjeve të tyre.”, theksohet në reagimin e ASH.

ASh reagon se “Kumanovarët nuk janë “çudoviste”, e as nuk mundet ju ti komandoni sipas planeve e interesave tuaja për të votuar herë për VMRO e herë për LSDM, kumanovarët ua dhanë goditjen në zgjedhjet presidenciale, përgjigjen përfundimtare nga kumanovarët do ta merrni në zgjedhjet e ardhëshme, më mirë mos ja mësyeni fare Kumanovës sepse i keni harxhuar më gjitha biletat, dhe i keni shterrur të gjitha mundësitë që të ju drejtoheni kumanovarëve.”

Baby Boo