Nëna e 26-vjeçarit që vrau të dashurën dhe më pas veten: O shpirt i mamit, qysh ka ndodhur?


Nëna e Klinton Pirës, 26-vjeçarit që qëlloi me thikë partneren e tij ganeze dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i tetë ka shkuar në vendin e ngjarjes për të parë me sytë e saj.
Në një moment, ajo nuk përmbahet dot më dhe shpërthen mes lotëve, ndërsa nga të tjerët kërkon që t’i sqarojnë se si ka ndodhur e gjithë skena e vetëvrasjes të së birit.

“O joo, o shpirt i mamit, qysh ka ndodhur”?,”-dëgjohet ajo.
I riu nga Driba qëlloi 31-vjeçaren me thikë, plagë që më pas i kushtuan edhe jetën, ndërkohë që vetë vendosi që të mos përballej me drejtësinë por të hidhej nga kati i tetë i banesës që kishin marrë me qera.

Baby Boo