ASH kërkon zbardhjen e vjedhjeve në Tetovë


Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka shprehur shqetësim në lidhje me rastet e vjedhjeve nga personat e armatosur që kohëve të fundit kanë ndodhur në Tetovë.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga zv.ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, për vjedhjet në këtë qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zotri Agim Nuhiu, përse tërhoqët Njësitin Alfa nga qyteti i Tetovës, a nuk vlerësoni se edhe Tetovarët kanë nevojë për mbrojtje, njëjtë sikurse ju që mbroheni nga truprojet tuaja?! Zotëri Nuhiu, para vetëm një jave u lavdëruat se situate e sigurisë së qytetarëve është në nivel dhe nuk ka vend për shqetësim, andaj ju pyesim, a janë edhe këto grabitje që po ndodhin në mesdite me kallashnikov në bizneset e Tetovës, pjesë e kësaj sigurie për të cilën Ju flisni?”, thonë nga ASH.

“z.Nuhiu e kemi parasysh që ju nuk keni asnjë informacion , por informatat në terren na thonë edhe për shumë parregullsi tjera që shkojnë në dëm të qytetarëve dhe të rinisë sonë , ndërsa ju lavdëroheni për punësime në rrjetet sociale ku sipas informatave që kamë çdo polici që e gradoni në detyrë nga kabineti juaj i shkon mesazhi i shkruar nga ju për ta postuar në murin e tij privatë në Facebook ku në atë mesazh lavdëroni veten tuaj nëpërmjet policit që e keni graduar…! Ju ndoshta mund të arsyetoheni se i keni kapur grupet që kanë kryer këto grabitje , por në realitet vazhdon e njëjta dukuri e rrezikimit të bizneseve me grabitje nën trysninë e armëve”, përfundojnë nga ASH.

Përndryshe, rasti i fundit i plaçkitjes në Tetovë është regjistruar mbrëmë në një market në rrugën “Shtipska”, kur persona të panjohur të armatosur kanë marrë qarkullimin ditor nga të punësuarit.

Baby Boo