21 gjoba për gara të jashtëligjshme me motoçikleta në Shkup


Sektori për punë të brendshme në Shkup (SPB) ka vazhduar me aksionin e parandalimit të garave të jashtëligjshme me motoçikleta.

Gjatë mbrëmjes janë regjistruar 21 raste të këtilla, me ç’rast janë shqiptuar 21 gjoba për kundërvajtje.

Dy nga pjesëmarrësit nuk kanë patur dokumente personale dhe për motoçikletat, prandaj edhe janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme.