ASH kërkon dorëheqjen e Spasovskit: “Oligargu rus i sanksionuar nga SHBA ka marrë nënshtetësi të Maqedonisë” (VIDEO)


Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se oligarku ukrainas Oleksandr Onyshenko, i cili është i arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe njëkohësisht është nën sanksionet e SHBA-së, si pjesë e një rrjeti rus për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, më 31 maj, me vendim të Qeverisë, ka marrë shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Nga ASH kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe të krerëve të Agjencive që kanë mundësuar që i njëjti të merr shtetësinë e Maqedonisë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që menjëherë të anulojë vendimin për dhënien e shtetësisë Onishenkos. Nën dy, kërkojmë nga drejtuesit e katër agjencive përkatëse që të dorëzojnë menjëherë dorëheqjet e tyre, veçanërisht drejtori i Agjencisë së Sigurisë Nacionale, i cili me opinion pozitiv për Onishenkon ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë tonë nacionale, nën tre kërkojmë nga ministri i MPB-së, Oliver Spasovski që menjëherë të dorëzojë dorëheqjen e tij për arsye morale”, tha mes tjerash Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Baby Boo