ASH: BDI më shumë se një dekadë ka gënjyer për hapjen e kufirit Llojan – Miratoc


Pas deklaratave dhe sinjaleve negative të kryeministrave Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq për hapjen e pikës kufitare Llojan – Miratoc dhe reagimeve të BDI-së, është përgjigjur Aleanca për Shqiptarët.
Sipas ASH-së, BDI dëshmoi se gënjen qytetarët për interesat e saj për të mbetur në pushtet.

BDI për më shumë se një dekade ka gënjyer qytetarët për hapjen e pikës kufitare Llojan -Miratoc. Kjo nuk do të ndodh përderisa BDI është në pushtet sepse nuk ka as sens e as kapacitet për t’i përmbushur premtimet e dhëna. Ndërsa BDI vazhdon të bëjë rolin e “kukullës” në Qeveri”, reagoi Aleanca për Shqiptarët.

Premtime për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan Miratoc nga zyrtarët e BDI-së janë dhënë që nga viti 2011, madje ky ka qenë edhe një nga premtimet kryesore të kësaj partie në tubime elektorale me banorët e rajonit të Likovës të cilët edhe kanë më së shumti nevojë për hapjes e kësaj pike kufitare. Ankesat e banorëve të zonës janë që shpenzojnë shumë për vizita familjare, duke bërë xhiron 50 km nga ana maqedonase dhe 17 km nga ana serbe për të kaluar në kufirin Tabanocë-Preshevë. Ndërkaq, rruga që lidh këto dy fshatra është e asfaltuar që moti, por bujqit nuk mund ta shfrytëzojnë për t’i punuar tokat e tyre që u kanë mbetur matanë kufirit shtetëror të vendosur 27 vjet më parë.

Baby Boo