ASH-AAA: Qeveria dështoi për masat dhe vaksinimin


Masat e reja shtrënguese anti kovid të Qeverisë që do të hynë në fuqi nga e hëna e 16 gushtit, koalicioni ASH-AAA i quan kushtëzime dhe obligime. Këto masa sipas tyre rrisin skepticizmin dhe frikën për vaksinim dhe dëmtojnë ekonominë e vendit. Koalicioni kërkon heqjen ose modifikimin e masave të fundit dhe të krijohen masa të reja në bashkëpunim me profesionistët e fushës. Nga ky koalicion opozitar thonë se pushteti dështoi me menaxhimin e vaksinimit masiv të popullatës për shkak të mungesës së vaksinave dhe politikat e gabuara për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përparësitë dhe benefitet nga vaksinimi kundër virusit SARS CoV 2.

Baby Boo