Asani: Ka shqiptarë që më nuk frymojnë shqip, kanë marrë pamje turko-arabe!?”


Ahmet Asani

“Njësoj sikur në natyrë edhe në shoqëri vepron ligji i aksionit dhe reaksionit! Është e vërtetë që gjatë sundimit osman, një pjesë e t’parëve tanë për arsye të njohura kaloi nga krishterimi në islam, por këta shqiptarë të konvertuar asnjëherë nuk e pranuan duhmën turko-arabe dhe në vazhdimsi frymuan SHQIP!

Ka disa vite që presioni i duhmës kundërmuese turko-arabe ka bërë që disa shqiptarë të besimit islam si rezultat i ndikimit të kesaj duhme, jo vetëm t’mos jetojnë e frymojnë më shqip, por edhe të marrin pamje turko-arabe!?

Janë derdhur e po derdhen sasi të mëdha parash për mbulimin dhe mbylljen e femrës shqiptare brenda katër mureve, për legalizimin e poligamisë, martesave në familje, fis e gjak dhe per lejimin me ligj të martesave me vajza të mitura, zakone keto turko-arabe që bien ndesh jo vetem me Frymen Kombetare Shqiptare, por edhe me të drejtat dhe liritë elementare njerëzore!

Nëse sistemi klerik ekzistues i Bashkesive Fetare Islame vazhdon të koketoj me misionarët e paguar të duhmës turko-arabe, është e natyrshme që një ditë të kemi reagim të fuqishëm të Frymës Kombëtare Shqiptare!

Êshtê e pritshme që Fryma Kombetare Shqiptare, s’pari të aktivizoj procesin e njohur të leçitjes të të gjithë atyre që përhapin duhmë antikombetare ndër ne shqiptarët!

Nëse edhe pas hapit të leçitjes nuk arrihet të ndalet misioni i arabizimit të Frymës Kombëtare Shqiptare, atëherë do të kemi efektin e zgjimit të Ndërdijes Gjenetike Kombëtare, zgjim ky i cili do ndikoj që shumica shqiptare definitivisht të largohet nga çdo gjë që buron nga lindja turko-arabe!”

Baby Boo