Në mes të pandemisë, biznesmeni kosovar ua jep punëtorëve pagën e 13-të


Biznesmeni kosovar, Burim Piraj përkundër faktit që shumë biznese në Kosovë po përballen me vështirësi financiare, ka njoftuar se sot ka ekzekutuar pagën e 13-të për punëtorët e tij.

Piraj ka thënë se shpreson që të realizohet edhe paga e 13-të, ashtu siç e ka paraparë sipas planit, shkruan Reporteri.

“Elhamdulilah vetëm di të them! Dhe vetëm të madhit Allah i falënderohem për çdo të mirë dhe çdo sprovë që ma ka dhuruar! Ai sot ma mundësoi ekzekutimin e pagës së 13-të dhe shpresoj të realizohet dhe e 14-ta sipas planit. I lutem të Madhit Allah që sprova me virusin të kaloj sa më parë, të sëmurët të shërohen dhe atyre që gjatë kësaj kohe i kanë humbur të dashurit e tyre zemra tu zbutet dhe të marrin forcë për të vazhduar jetën më tutje! Ja Allah bekoje çdo mysliman kudo në botë e në veçanti bekoje popullin shqiptar! Na beko parinë dhe udhëzoje në rrugë të drejt ku do të fitojnë dhe sevapet e Tua për qeverisje të mirë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

Baby Boo