Asani: “Arsovska tenton të eliminojë çdo shenjë të Nënë Terezës”


RRËNJËT E DRURIT TË MBJELLUR NGA NËNË TEREZA DO TË RUHEN SI TRASHËGIMI
Rënjët e drurit që mbolli Nënë Tereza para 40 viteve kanë mbetur pranë pllakës përkujtimore në Shkup. NP “Parqe dhe Gjelbërime” planifikon ta konservojë. Kështu tha drejtori i NP Parqe dhe Gjelbërime Angele Sotirovski për Klan Maqedoni.

Por drejtori i Institutit për Trashëgimi Kultërore të Shqiptarëve, Skender Asani këmbëngul se druri ka qenë shëndoshë kur e kanë prerë, për këtë thotë ekzistojnë edhe fotografi. Ai për këtë gishtin e ka drejtuar drejt Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Çdo qendër botëtore e di për krimin e bërë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, me këtë rast kanë tentuar ta eliminojnë shenjën e vetme në Shkup që Nënë Tereza e ka lënë që ka qenë e dukshme dhe e prekshme” deklaroi Skender Asani drejtor i ITSHKSH. Nga NP Parqe dhe Gjelbërime një ditë më parë shprehën keqardhje për shkatërimin e drurit, sic u tha për shkak të motit të lig, duke thënë se nuk kishin mundësi ta riparojnë pasi rrënjët e drurit ishin të dëmtuara.

”Jo nuk kishte mundësi që të mos prehet druri, është larguar nga aty. Ku gjendet për momentin druri? Është larguar.

A e keni gjuajtur? Është larguar nga vendi.

A do ruhet druri apo?

Druri është shkatëruar, moti i ligë e bëri të veten. Moti që e kaploi Shkupin e shkatërroi tërësisht. Është e pamudur të rikthehet. Ajo është sikur njeriun e vdekur të dëshirosh ta ringjallësh. Me të vërtetë na vie keq për dururin dhe dëshiruan ta rikthejmë por me të vërtetë nuk ka mundësi”, deklaroi Anegele Sotirovski Drejtor NP Parqe dhe Gjelbërime

Një dru i llojit të tillë do të mbjellet në po të njëjtin vend në nëntor apo dhjetor./KlanMacedonia

Baby Boo