Artisti kosovar reagon ashpër ndaj lojës e cila sipas tij është kundër Qabes në Meke


“Fortnite” titullohet një video lojë e cila pëlqehet shumë nga të rinjtë në gjithë botën.
Por, me këtë lojë njëri nga artistët e estradës, Don Arbas nuk po pajtohet aspak.

Sipas tij kjo lojë bën që fëmijët të vr*asin njerëzit rreth e rrotull Qabes, e për artistin kjo po i bën të vegjëlit që të programojnë trurin për t’i vr*arë myslimanët.

“Ja një nga lojërat e fëmijëve tanë, Fortnine. Që në një nga nivelet është që duhet të vrasësh njerëzit rreth e rrotull Qabes. Dhe më pas të prishësh Qaben, që të kalosh nivelin. Imagjinoni se si programojnë trurin e të vegjëlve tanë, që të vr*asin myslimanët. Bojkotoni këtë lojë dhe mos lejoni fëmijët tuaj të luajnë”, ka shkruar Don Arbas në InstaStory.

Baby Boo