Artin Spahiu godet “Grupin e Zjarrit” Pse o Artan u bëre zv/kryeministër?


Shkruan Artin Spahiu

Ti ishe i mirë që punoje për çështjen kombëtar dhe tërthorazi për BDI-në e Ali Ahmetit, si organizata e vetme politike që ka për mision çështjen kombëtare;
Ti ishe i mirë që të jesh në krye të protestave për mbrojtjen e Kalasë dhe për t’u përballur e për t’u rrahur me komitët;
Ishe i mirë që të jesh shef i kabinetit të liderit Ali Ahmeti dhe t’i shërbesh atij dhe partisë me përkushtim e devotshmëri;
Ishe i mirë që të dalish kandidat i BDI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe të shfrytëzosh autoritetin për të fituar rreth 35 mijë vota, si askush më parë;
Ishe i mirë që në zgjedhjet parlamentare të 2011-s të futesh në listë i katërti, pa shpresë për të fituar;
Ishe i mirë që të kryejsh gjitha funksionet në parlament dhe të jesh “violina” e gjitha proceseve në parlament;
Ishe i mirë që, si i vetmi funksionar politik, ishe në mbrojtje të figurës së Ali Ahmetit, kur Zoran Zaevi publikonte “bombat” dhe u organizuat “Lagja e Trimave”, gjersa të tjerët si struci kishin futur kokën nën rërë dhe pritnin çfarë Zaevi të nxjerr për to;
Ishe i mirë që në tryezën e partive politike në Përzhino të përfaqësosh Ali Ahmetin;
Ishe i mirë që në zgjedhjet e 2016-s të jeshë bartës liste në periudhën më të vështirë të BDI-së, gjersa të tjerët ishin “onilenikë” të Zoran Zaevit;
Ishe i mirë që gjatë mandtit 2016-2020 të jesh personi që punoje për çdo çast në oarlament;
Ishe figura që në të gjitha proceset zgjedhore të kryeje rolin e “shërbyesit” të partisë, ndërsa në zgjedhjet e 2020-s të jeshë ”violina” e të fushatës;
Ishe i mirë që në emër të Ali Ahmetit të negocoje me LSDM-në që programin zgjedhor të BDI-së ta bëje pjesë të programit zgjedhor, gjë që u arrit me shumë sukses.
Gjer këtu ishe mirë Artan. Prej momentit të krijimit zë qeverisë, e “dhive”!
Jo Artan, ti nuk je i mirë për të marrë funksione dhe ppzicione shtetërore. Ti je preson “hamall” që vetëm të bësh punë për partine, e funksionet dhe pozicionet ekzekutive duhen tjerë!!!
Kthehi shërbetor Artan, leri tjerët që të marrin benefitet! Mos e dhi!!!!

Baby Boo