Artan Hoxha tregon më shumë detaje për vrasjen në Mamalia


Mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Opinion ka treguar disa detaje nga vrasja mafioze e Alket Muhaj në tokën e tij në Memaliaj.

Sipas Hoxhës, në momentin e vrasjes Muho ka qenë duke folur në celular me bashkëshorten ku ka dëgjuar Alketin të thotë “Ç’ bëni kështu more djema”, e më pas breshërinë e plumbave të kallashnikovit.

Hoxha ka hedhur dyshime mbi Policinë, pasi njëri nga të arrestuarit Hetem Muho është 60 vjeç dhe viktima nuk mund t’ i me o djema.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk përjashtohet mundësia e të qenit informator i uniformave blu.

Kujtojmë se për vrasjen janë arrestuar Hetem dhe Dino Muho për shkak të konflikteve të pronësisë në fshatin e origjinës së autorëve.