Nuk e lejon Kurani/ Talebanët ndalojnë vaksinimin kundër Covid


Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga marrja e pushtetit nga ana e talebanëve, Afganistani rrezikon të gjendet përballë një tjetër plage: ajo e Covid, shkruan euronews.
Talebanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin. Në rast se do të kishte një valë të re infektimesh, vendi nuk do të ishte aspak gati.

Banorët tregojnë se talebanët kanë mbyllur të gjitha qendrat spitalore dhe i përdorin vetëm për ushtarët e tyre. Mjekësia dhe sektori shëndetësor kanë mbaruar në momentin e mbërritjes së tyre.
Njerëzit në rrugë nuk mbajnë as maska, dhe shprehen se janë më të frikësuar nga talebanët se sa nga virusi. Ish kreu i shëndetit publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Dhe problemi do të arrinte deri në Perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Dhe në të kaluarën, talebanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran.
Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë.

Baby Boo