Artan Grubi tregon komunikimin me Ali Ahmetin!


Sot janë bërë 16 vite që kur partia Bashkimi Demokratik per Integrim është pjesë e skenës politike në Maqedoni.

Urimet e shumta por edhe kritikat e ashpra nuk kanë munguar në këtë përvjetor të BDI-së.

Shefi i kabinetit dhe njëherit deputeti Artan Grubi, ka gjetur një formë më interesante për të uruar partinë e tij. Ai ka zbuluar një pjesë private të komunikimit virtual me kryetarin e partisë Ali Ahmeti, ku bashkë bisedojnë në viber, kurse Grubi e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin: “16 vite punë, vepra dhe mbështetje absolute nga qytetarët për Ali Ahmetin dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Foto nga koordinimet tona të vona virtuale sepse puna nuk pret.”

Baby Boo