Artan Grubi: Kemi bërë më shumë se çdokush


Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, në lidhje me promovimin e sotëm për mbështetje të Komisionit, përmes Komponentit për përforcimin e kapacitetit për Integrim në BE, në kuadër të projektit Mbështetje nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut të financuar nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Agjencia e Suedisë për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar, theksoi se ajo është në drejtim të përmirësimit të kapacitetit të saj institucional dhe administrativ.

Duke u falënderuar për këtë mbështetje të rëndësishme Grubi informoi se ajo do të fillojë tanimë nga muaji prill dhe se vjen në kohën e duhur. Sqaroi se bëhet fjalë për përmirësimin e kapaciteteve të Komisionit, të ekspertëve dhe teknike, si të deputetëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve, ashtu edhe të shërbimit profesional. Fokusi në komponentin për mbështetje të Komisionit për Çështje Evropiane, do të sigurohet në ndihmën për implementimin e planit përkatës për trajnime të Kuvendit si dhe mbështetje ekspertësh për avancimin e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave për aderim në BE.

Njëherazi, theksoi se bëhet fjalë për ndihmë të rëndësishme, sepse për herë të parë në historinë e Kuvendit tonë, një Komision i Kuvendit, përmes punës dhe bashkëpunimit të tij me partnerët dhe aleatët në komunitetin ndërkombëtar, merr mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe logjistike, si vërtetim për rolin e tij të deritanishëm në ndërtimin e kapaciteteve demokratike.

Duke folur për rolin e Komisionit si faktor aktiv, në proceset eurointegruese, dhe në përmasat më të gjera për detyrat e realizuara të Kuvendit, theksoi se shteti ynë, tanimë ka bërë shumë dhe është më përpara se të tjerët në gjithë rajonin me punën e bërë dhe se tani në radhë është që të veprojë edhe Brukseli. Presim që edhe miqtë në BE do ta mbajnë fjalën dhe se do të tregojnë vendosmëri në valorizimin e përpjekjeve tona të mëdha, të cilat janë të pakrahasueshme me të tjerët.

Në fjalimin e tij hyrës, z. Arne Bjornstad, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë, theksoi se “Bashkëpunimi është kryesor për anëtarësim në BE sepse me anëtarësimin në BE bëheni partner me shumë shtete tjera.

Presim se me anëtarësimin në BE, do të mundësohet rritje makroekonomike në Maqedoninë e Veriut. Shpresoj se kjo do të ndodhë së shpejti”. Dy vitet e ardhshme Komisioni për Çështje Evropiane do të bashkëpunojë me ekspertë të huaj dhe vendor me eksperiencë të cilët tanimë një kohë të gjatë punojnë në çështjet lidhur me proceset e BE integrimeve, të cilët eksperiencën dhe ekspertizën e tyre do t’ua përcjellin deputetëve dhe shërbimeve profesionale në Kuvend.

Ambasadori i Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Mats Stefanson, theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është me interes të madhe dhe rëndësi strategjike për të gjithë. Me përpjekje të vazhdueshme për realizimin e reformave, lidershim dhe proces inkluziv, ky qëllim mund të bëhet realitet, ndërsa Suedia do të na mbështesë në atë proces, gjë që është edhe qëllimi i këtij projekti. Mbështetja e Komisionit për Çështje Evropiane është siguruar përmes Mbretërisë së Norvegjisë dhe Agjencisë së Suedisë për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar në kuadër të projektit Mbështetja nordike për progres të Maqedonisë së Veriut, ndërsa siguron mbështetje më të gjerë të shumë institucioneve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave aderuese me BE-në.

Në evenimentin për diskutim u paraqitën edhe deputetët: Jagoda Shahpaska, Liljana Popovska, Sasho Vasilevski dhe Juliana Nikollova, të cilët kërkuan që BE-ja të na japë datë për negociata në qershor, si rezultat i detyrave të realizuara, në radhë të parë zgjidhja e kontestit me emrin dhe në atë kontekst ndryshimet kushtetuese në vend, si dhe për shkak të numrit të madh të ligjeve të miratuara reformuese, që dolën nga Prioritetet urgjente të reformës.

Në atë drejtim, u theksuan ligjet nga sfera e jurisprudencës, sundimit të së drejtës, reformat në shërbimet e zbulimit dhe në administratën publike dhe lirinë e medieve.

Baby Boo