SKANDAL/ 29-VJEÇARJA NGA VLORA ENDET GJYKATAVE ME TRE FËMIJË TË MITUR, DHUNOHET NË MES TË KOMISARIATIT, POLICËT NUK BËJNË ASGJË (VIDEO- NGJARJA E PLOTË)


Një konflikt të rëndë familjar është duke përjetuar shtetësja Minushe Shehu nga qyteti i Vlorës.

Edhe pse vetëm 29-vjeçe, Minushja është nënë e 3 fëmijëvë të mitur, (e një vajze 5 muajshe, dhe dy djemve 4 dhe 6 vjeç), e cila dhunohet nga babai i fëmijëve, Florian Alliaj 44-vjeç, me të cilin bashkëjeton prej 6 vitesh.

E reja nga Vlora rrëfen se zanafilla e konflitit mes tyre ka nisur për shkak të xhelozisë, pasi partneri i saj pretendonte se gjatë periudhës kur 29-vjeçarja ka qenë me studime në Itali, ka bërë një jetë të shfrenuar.

Më ka paragjykuar jetën që kam bërë si studente kur isha në Itali. Jam diplomuar për “Shkenca Informimi”, i kam diplomat dhe gjithë dokumentet që në Itali kam shkuar për të studiuar dhe jo si pretendon ai.”- tregon Minushja.

29-vjeçarja me profesion psikologe, e cila deri tani ka marrë 3 urdhra mbrojtje pas dhunës që ka përjetuar, tregon se asnjë prej tyre nuk është zbatuar, dhe se partneri i saj tashmë i ka marrë dhe djalin e saj 6-vjeçar.

“Vitin e kaluar, më dhunoi pas një sherri banal. Me dhunë më ka dërguar në gjendjen civile që unë të firmosja për t’i dhënë djalin atij. Pas përballjes në Gjykatë, gjyqtarja Mirela Mishgjoni i dha djalin 6-vjeçar partnerit tim. Nuk është e drejtë, është i mitur dhe nuk kujdeset për të.  Ai shkon në kopësht, i merr fëmijët pa lejen time. Mishgjoni ia jep kujdestarinë djalit vetëm 5 vjeç ndërkohë gjyqtari Arqile Basha e ka thënë qartë që pa prezencën e psikologëve, nuk kanë të drejtë të largohen fëmijët nga nëna.”– tregon Minushja, ndërsa shton se ka apeluar vendimin e Gjykatës, dhe pret përballjen e rrallës.

Në një rrëfim për Newsbomb.al, Minushe Shehu thotë se kallëzimet penale që ka bërë në polici nuk janë marrë përsipër nga uniformat blu, madje rrëfen edhe rastin e fundit që i ka ndodhur në komisariatin e Vlorës.

Për Newsbomb.al 29-vjeçarja tregon se ka shkuar në komisariatin e Vlorës për të denoncuar dhunën e përsëritur të ushtruar ndaj saj nga shtetasi Florian Alliaj, por uniformat blu të Vlorës e kanë neglizhuar rastin, dhe sipas nënës së tre fëmijëve, i kanë dërguar në ambientet e komisariatit partnerin e saj, edhe pse urdhëri i mbrojtjes ishte ende në fuqi.

“Shkova në polici të bëj kallëzimin për Florianin. Më akuzoi në sy të të gjithëve se unë shkoj me policët, se mua më pëlqejnë policët dhe prandaj shkoja në polici. Jemi konfliktuar fizikisht në sy të policëve, më ofendoi rëndë, asnjëri nga ata nuk bëri asgjë. Ma sollën në sallën ku po denoncoja. Si mund të më sjellin një person i cili ishte është me rrezikshmëri të lartë, dhe kishte urdhër mbrojtje që të rrinte larg meje?”-tregon Minushja.

Në videot e publikuara në Newsbomb.al, 29-vjeçarja i kërkon llogari policit se pse nuk ka ndërhyrë gjatë debatit që ka pasur me Florianin në ambientet e komisariatit.

Debati:

Minushe Shehu: Ai më thotë në syrin tuaj bushtër e m*** dhe nuk bëhet asgjë, nuk e kuptoj

Polici: Si në syrin tonë?

Minushe Shehu: në syrin tuaj, aty më shau në korridor, tani

Polici: Ku i pe sytë e mi ti?

Minushe Shehu: Urdhëro?

Polici: Moj, dëgjo unë isha te zyra

Sakaq, 29-vjeçarja Minushe Shehu e frikësuar për jetën e saj dhe për të ardhmen e fëmijëve kërkon që rasti i saj të shqyrtohet si duhet, duke u marrë seriozisht në konsideratë nga uniformat e policisë, dhe drejtësia të marrë vendimin e duhur për kujdestarinë e djalit të saj të mitur.

VIDEO-Në komisiariatin e policisë Vlorë:

Vendimi i gjyqtares Mirela Mishgjoni:

36429505_2010376285639733_7844814558496555008_n.jpg

36433955_2010376175639744_1515025219465510912_n.jpg

36461250_2010376005639761_8293892838567968768_n.jpg

Urdhërat e mbrojtjes:

36374569_2010376125639749_6762055721241542656_n.jpg

36425162_2010376222306406_703383340912214016_n-(1).jpg

 

 

SONDAZH

Baby Boo