Artan Grubi: Gjuha Shqipe shpallet në Gazetën Zyrtare, u tha u bë


Sekretari i përgjithsëm i Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe deputeti Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social në facebook njoftoi se gjuha shqipe u shpall në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, shkruan Pa Censurë.

” Gjuha Shqipe shpallet në Gazetën Zyrtare, integrimi në NATO dhe BE, u tha, u bë, Barazia gjuhësore, u tha u bë, Reforma sistemore, u tha, u bë” ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtar në facebook.

Kujtojmë se gjithashtu sonte Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nënshkroi Ligjin për Gjuhët, dhe i njëjti u shpall zyrtarisht në Gazetën e Republikës së Maqedonisë./Pa Censurë/

Baby Boo