Artan Grubi: Doganat në Bllacë me tabelë në shqip


Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se nga dita e sotme tabelat ne doganën e Bllacës janë edhe në gjuhen shqipe.

“Drejtoriа e Doganave të Maqedonisë së Veriut vendosi tabelat informative edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë.

Me këtë rast përgëzoj veprimin e përgjegjësisë së tyre të lartë institucionale për zbatimin e obligimit kushtetues dhe ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.” ka njoftuar Grubi në facebook.

Baby Boo