Nëna nga i gjithë vendi kanë paralajmëruar prot*estë përpara Qeverisë


Nëna nga i gjithë vendi kanë paralajmëruar pro*testë të enjten përpara Qeverisë, kundër vendimit të ekzekutivit, që i obligon ato ta ndërprejnë pushimin e zgjatur të lindjes dhe më 23 shtator të kthehen në vendet e tyre të punës. Nënat kërkojnë ndryshimin e vendimit, përkatësisht zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit ashtu siç kishte rekomanduar më herët Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me arsyetimin se e kanë të pamundur të gjejnë zgjidhje për fëmijët e tyre. Milena Dabeska Simovska thotë se kjo situatë është tmerrësisht stresuese.

Fëmijët tanë nuk janë minj laboratorik për eksperimente. Nuk kemi ku t’i lëmë fëmijët. Mbi 150 nëna do të jenë të detyruara të japin dorëheqje, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Sepse pas paralajmërimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse se pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 dhjetor, ka nëna që vendin në çerdhe ua lanë të tjerëve që kishin më shumë nevojë. Pra, për dy javë miratohen 4 vendime që në fund të na thonë “Ju jeni në punë në datën 23”. E dimë se një ditë duhet të kthehemi në punë, por jo të merren vendime sot për nesër!”-tha Milena Dabeska Simovska, Nënë e tre fëmijëve.

Baby Boo