Artan Grubi bartës liste në zonën 1 zgjedhore nga BDl


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ditë më parë në emisionin “Click Plus’’ në Tv21, duke folur për bartësit e listava për zgjedhjet e 12 Prillit u shpreh se deri tash i sigurt është vetëm Ali Ahmeti në njësinë e gjashtë. Grubi i mohoi zërat për kandidaturat e tjera të kësaj partie që janë lansuar nëpër disa media.

Ai tha se nuk janë të sakta informacionet se Izet Mexhiti do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore, se Ilir Hasani do të jetë bartës në njësinë e dytë zgjedhore, se Bujar Osmani do të dalë në njësinë e tretë dhe se Talat Xhaferi do të garojë në njësinë e pestë. “Aspak nuk janë të sakta, sepse në mbledhjen e fundit kemi vendosur që forumet partiake, gjegjësisht degët, të nominojnë emrat për kandidatët për listat për deputetë dhe më pas nis procesi i përzgjedhjes deri në afatet e përcaktuara sipas kodit zgjedhor”, ka theksuar deputeti Artan Grubi.

Ndërsa, sipas informative jozyrtare, marrim vesh se bartës në zonën 1 zgjedhore nga BDI, pritet të jetë përsëri Artan Grubi, njeriu më i afërt i Ali Ahmetit.

Baby Boo